Transmetuar më 10-11-2020, 20:02

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi.

Një grua ka dyshuar se bashkëshorti e tradhëtonte, pasi rrëfimit që ka bërë fëmija e çiftit.

Ky i fundit i ka thënë nënës se kur ajo largohet një grua vjen në shtëpi.

Në këtë mënyrë gruaja instaloi një kamera për të filmuar gjithçka.

Mirëpo, pas xhirimeve ndodhi çudia. Ajo kuptoi se ‘femra’ në fjalë ishte bashkëshorti i saj i grimuar dhe i veshur si i tillë.

Menjëherë ajo ju drejtua Kryeprokurorisë Publike të Anadollit, duke treguar të gjithë ngjarjen.

Bashkëshorti pranoi gjithçka, duke theksuar se ai i kishte bërë këto veprime që në vitin 2017 kur jetonte në Amsterdam, për arsye biznesi.