Transmetuar më 10-11-2020, 18:29

Gruaja që humbi katër foshnje në dy vjet pasi dy nga trinjakët e saj të parakohshëm vdiqën dhe më pas abortoi dy binjakë të tjerë, ka lindur sërish dhe ka sjellë në jetë shëndoshë e mirë trinjakë të tjerë, si një ndër rastet më të rralla.

Çifti që humbi katër foshnje në dy vjet, ka mirëpritur këto muaj si një mrekulli trinjakët.

Ata shpenzuan 6,000 dollarë në operacion, për të parandaluar lindjen e parakohshme.

Crystal Milutinovic, 29 vjeçe, nga Ohajo, është entuziazmuar jo pak, pasi solli shëndoshë e mirë në jetë tre fëmijët: Malina, Kostadin dhe Aleksija, dy muaj më parë, më 10 Shtator.

Ajo dhe burri i saj, Marco, gjithashtu 29 vjeç, pësuan më parë dy vjet humbje shkatërruese pasi Crystal lindi trinjakët e parë në gusht 2018.

Mjerisht dy nga foshnjat ndërruan jetë – dhe e treta, Lana, tani dy vjeçe, është shtruar për 109 ditë në një spital, ku po lufton me një sëmundje.

Pasi kishin ëndërruar gjithmonë të kishin një familje e madhe, Crystal – e cila ishte shtatzënë me binjakë vitin e kaluar pësoi një abort spontan dhe një shtatzëni ektopike.

Mjerimit të çiftit i erdhi fundit, teksa gruaja mbeti shtatzënë me trinjakët në janar 2020.

Për të mbrojtur foshnjat e tyre, ata paguan mbi 6,000 dollarë për një procedurë që e bën lindjen më të sigurt.

“’Bebet tona na japin dashurinë shtesë që na mungonte”, tha e ëma e trinjakëve, pas një rruge të vështirë drejt prindërimit; që zgjati pesë vjet.

/a.m/NOA.al