Transmetuar më 10-11-2020, 18:06

Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, konfirmon se ka dalë pozitiv me COVID-19 pas shokëve të skuadrës Edin Dzeko, Federico Fazio, Davide Santon dhe Lorenzo Pellegrini.

Përhapja e Koronavirusit po rritet me shpejtësi brenda kampit Rom.

Dzeko ishte i pari që doli pozitiv javën e kaluar, i ndjekur dje nga Fazio, Santon dhe Pellegrini.

Këtë pasdite, mbrojtësi Kumbulla postoi në Instagram se edhe ai ishte testuar pozitivisht për virusin.

"Pershendetje të gjithëve! Testi i fundit tregoi se isha pozitiv për Covid-19, por për fat të mirë ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”.

"Askush nuk mund të thotë se jemi  plotësisht të sigurt nga ky virus, kështu që do të doja t’i kujtoja të gjithëve që të shmangin sjelljen e cila mund të rrezikojë shëndetin tuaj ose të dikujt tjetër”.

“Përshëndes të gjithë fansat dhe u dërgoj dashuri atyre njerëzve që po kalojnë kohë të vështira. Do të shihemi së shpejti në fushë! Qëndroni të sigurt ”, tha Kumbulla. Mbrojtësi do t’i mungojë Kombëtares kuqezi, për dy ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

/a.m/NOA.al