Transmetuar më 10-11-2020, 16:55

Njihet si një ndër blogeret më me famë, dhe videot e saj në YuoTube si make up artist janë bërë virale.

Alyssa Anne Dayvault, është dënuar me 40 vite burg pasi ka vrarë dy fëmijët e saj pak pasi kishin lindur.

Bëhet fjalë për ngjarjet e vitit 2017 dhe 2018.

Gruaja solli në jetë një vajzë në vitin 2017 dhe një djalë në vitin 2018, por në të dyja lindjet, ajo i ka hedhur në koshin e mbeturinave fëmijët pak momente pasi i kishte lindur.

Mes lotësh, ish-ylli i rrjeteve sociale tha se u kërkonte falje dy vajzave të tjera të saj për atë që kishte bërë.

Problemet e rënduara mendore duket se kanë ndikuar tek ajo për të bërë veprime monstruoze. /k.k/noa.al/