Transmetuar më 10-11-2020, 16:36

Kjo  është një letër e rrallë, dhe e shkruar 100 vite më parë, e dërguar nga një pëllumb korrier.

Është gjendur në rajonin e Alsasit, në Francë, në një park atje.

Ishte një çift që e gjeti rastësisht këtë letër të rrallë, dhe thuhet se ajo është dërguar me një pëllumb transportues gjatë Luftës së Parë Botërore.

Mesazhi, duke qenë nuk është shumë i qartë, mendohet se mban vitin 1910, ose 1916. Dominique Jardy, kurator i Muzeut Linge, afër vendit ku u bë zbulimi, mendon se viti 1910 është më i mundshëm.

Duke e përshkruar gjetjen si “të rrallë”, ai tha se kapsula mund të ketë dalë në sipërfaqen e tokës nga gërryerja që është bërë gjatë viteve, pasi cilësohet si një mbetje nga Lufta e Parë Botërore. /k.k/noa.al/