Transmetuar më 09-11-2020, 23:50

Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se djali i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të çlirohej.

“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar” tha ai për Klan Kosova.

“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë” tha ai.

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli sot para trupës gjykuese në Hagë ku mohoi akuzat e ngritura kundër tij.

Të enjten e kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin dhe  Jakup Krasniqin u dërguan në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.