Tenton t’i ikë policisë, modelja vdes gjatë një aksidenti me motor në moshë fare të re
Transmetuar më 09-11-2020, 21:56

Modelja braziliane Amanda Andrade Maturana, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor.

Modelja e njohur në rrjetin YouTube ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë pak pasi kishte blerë motorin e ri.

E reja 22-vjeçare gjeti vdekjen gjatë aksidentit, teksa po tentonte ti ikte policisë.

Në kohën e aksidentit ajo po merrte pjesë në një garë jashtë qytetit të Londrina, në jug të Brazilit.

Policia ishte njoftuar për garën ilegale dhe garuesit e rinj u shpërndanë, ashtu si dhe Amanda.

Por pak më vonë ajo humbi kontrollin e mjetit të saj që sapo kishte blerë Yamaha XJ6 dhe u përplas per vdekje.

Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike.