Transmetuar më 09-11-2020, 20:11

Së fundmi, Adriana Matoshi zyrtarizoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i ri se ajo dhe për këtë arsye, aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes.

E ftuar në emisionin “Tetë a tetë”, aktorja ka folur për arsyet që e çuan drejt divorcit me ish-bashkëshortin, biznesmenin Albert Sylejmani.

“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur.

Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi” me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë.

E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë.

E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, u shpreh Matoshi.

Adriana ka treguar se është njohur me Keith në një lokal dhe se nuk e kishte menduar se do të niste një histori dashurie mes tyre.

/S. H   /NOA.al