Transmetuar më 09-11-2020, 20:01

Për shumë prej nesh, veshja e mbathjeve është një rutinë e përditshme, që është pothuajse si frymëmarrja, dhe mendimi për të ecur pa to mund të duket i çuditshëm.

Në realitet, në fakt mund të përfitoni më shumë nëse nuk i vishni ato.

Së pari, nuk do të vuani nga urthi

Rrobat e ngushta, si të brendshmet, mund ta shtyjnë barkun lart, gjë që mund të krijojë presion në stomakun tuaj dhe të shkaktojë urth.

Edhe pse ky problem shëndetësor është i zakonshëm tek njerëzit 20-30 vjeç, mosmbajtja e të brendshmeve mund ta ulë mundësinë e krijimit të acidit refluks që shkakton urth.

Nuk do të infektoheni kaq shpesh

Ekziston një bakter që shumica prej jush tashmë e dinë ose mund të kenë pasur edhe probleme me të, “kandida”.

Ky bakter mund të gjendet në 20% të grave.

Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime mund të rezultojë në një infeksion.

Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, vendimi për të mos veshur mbathje mund të ulë shanset për t’u infektuar.

Do të ndiheni më rehat dhe do të shmangni erën e keqe

Shumica prej nesh djersin në zonën intime. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet duke rritur kështu mundësinë që të mbani erë. Nëse nuk vishni të brendshme, djersa do të avullojë, duke shmangur aromat e forta dhe të pakëndshme.

Zona e bikinit do të jetë më e sigurt

Pjesët tuaja intime janë të përbëra nga inde delikate. Të brendshmet që janë bërë nga materiale artificiale dhe ato të ngushtat, mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në zonën tuaj të bikinit. Prandaj, mosmbajtja e tyre shmang rrezikun e acarimit të lëkurës.

Zona e bikinit do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive

Për shkak se shumë rroba, përfshirë të brendshmet, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato lehtë mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga. Në këtë situatë, shmangia e të brendshmeve do të thotë më pak rroba që mund të shkaktojnë alergji.

Burrat gjithashtu mund të përfitojnë nga mosmbajtja e të brendshmeve.

E njëjta gjë vlen për burrat, të cilët gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset e acarimit dhe lëndimit të lëkurës. Në të vërtetë, kjo nënkupton më pak infeksion dhe kruajtje. Përveç kësaj, shmangia e të brendshmeve ndihmon në mirëmbajtjen e sistemit riprodhues.

/S. H   /NOA.al