Nusja habit me kërkesat për dasmën e saj, kritikohet me të gjithë
Transmetuar më 08-11-2020, 23:20

Një nuse ka bërë një listë të pazakontë, me disa kërkesa për të ftuarit e saj në ditën e dasmës.

Sipas “The Sun”, ajo i ndalonte ata të vinin me make up, u kërkonte që askush të mos i fliste, ndërsa u kërkonte që dhuratat duhej të kushtonin minimumi 60 paund.

Disa nga kërkesat e tjera janë: të ftuarit të mbërrijnë 15 deri në 30 minuta para, askush nuk lejohet të vishet me të bardha, material ngjyrë kremi ose të fildishtë.

Listën e ka publikuar një çift, i cili ishte i ftuar në dasmë, tek aplikacioni “Reddit”, dhe kaq ka mjaftuar që njerëzit të sulmojnë nusen.

Ky postim ka marrë edhe shumë komente, të cilët e krahasojnë atë me kriteret që duhet të përmbushë dikush për t’u punësuar.