Transmetuar më 08-11-2020, 22:25

Ndërron jetë për shkak të Covid-19, shkrimtari nga Elbasani, Dhimo Tarusha.

Tarusha u nda nga jeta sot, ndersa miq dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale për humbjen e shkrimtarit.

Novelisti dhe romancieri Dhimo Tarusha u lind e u rrit në një mjedis vllah në Ersekë më 28 dhjetor 1947, më pas fëmijërinë dhe gjithë jetën e tij e kaloi në qytetin e Elbasanit.

Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane.

Krahas kësaj ai përfshin në krijimtarinë e tij edhe fushën e monografive letrare dhe jetëshkrimeve për personazhe të shquar të komunitetit vllah e më gjerë.