Surpriza e papritur e Trumpit pasi mësoi fitoren e Joe Bidenit (Foto)
Transmetuar më 08-11-2020, 09:06

Pak pasi kishte mësuar lajmin e shpalljes si fitues të Joe Bidenit, si president i ri i SHBA-ve, Donald Trump pati një surprizë të bukur në klubin e tij të golfit në Sterling, Virginia.

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sapo kishte zbritur nga karroca e tij e golfit dhe po hynte në shtëpinë e klubit, kur pranë tij kaloi një çift që po bënte fotografitë e dasmës.

Pavarësisht presioneve të mëdha të fushatës së tij të rrënuar, Donald Trump u sigurua që të ndalonte dhe të fliste me nusen, përpara se të pozonte me të edhe për një fotografi.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Trump shfaqet duke buzëqeshura para kamerës së bashku me nusen dhe shoqërueset e saj. /NOA/