Vendimi i fundit i qeverisë/ Mbyllet transporti publik për fundjavën në Kosovë
Transmetuar më 06-11-2020, 23:11

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës kanë pezulluar transportin publik për fundjavën.

Edhe pse pati interpretime të ndryshme të vendimit të qeverisë së Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria përmes një thirrje në formë lutjeje u ka kërkuar operatorëve të transportit publik të udhëtarëve të respektojnë vendimin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të hënën më 09.11.2020 në ora 05:00. Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, deklaroi Ministria e Infrastrukturës.