Aleksandër Gjoka tallet me zgjedhjet në SHBA: Ata numërojnë votat, unë me shokët e mi gotat
Transmetuar më 06-11-2020, 21:38

Aleksandër Gjoka është një emër i madh i muzikës sonë.

Ai njihet në jetën e përditshme edhe si një pijedashës.

Gjoka ka bërë sot ironi me zgjedhjen në SHBA dhe vëmendjen që ka tërhequr ky proces.

“Ndërkohë amerikanët numërojnë votat, ne me Shitin dhe Jarin numërojmë gotat”, tha këngëtari krahas fotos me dy miqtë e tij, teksa ishin duke pirë birra.

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA janë drejt përfundimit, me Biden favorit dhe Trump, i cili po konteston numërimin e votave të fundit që do të shpallin edhe fituesin.

/NOA.al