Vritet dhe copëtohet “Presidenti i Çamërisë”, vijojnë hetimet në kanalin Amsterdam
Transmetuar më 05-11-2020, 19:42

Ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja misterioze e shqiptarit Festim Lato në Amsterdam të Holandës dhe prej atëherë ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ditët e fundit, autoritetet kanë zhvilluar kërkime pranë lumit ku u gjetën pjesë të trupit të tij.

Lato i vetëshpallur si “President i Çamërisë”, jetonte në një shtëpi të largët në Afferden. Ai u pa për herë të fundit në Abcoude para se trupi i tij të gjendej në copa në qese të ndryshme mbeturinash në ujin e kanalit.

Ai kishte një takim biznesi atje. Për shkak se trupi kishte qëndruar në ujë për disa ditë, nuk ishte e qartë për policinë se ku ishin pjesët e tjera.

Mediat vendase shkruajnë se nuk dihet nëse ka pasur ndonjë zhvillim për çështjen që prej asaj kohe.

Së fundmi, janë zhvilluar kërkim në Kanalin Amsterdam-Rhine, çka sinjalizon se hetimi nuk është mbyllur ende.

Në transmetimin e më shumë se një viti më parë u raportua se Lato hipi në makinë me një nga burrat që kishte takuar në Abcoude.

Lato dukej nga kamerat e sigurisë, teksa del nga një restorant ku drekon me një person.

Pasi del, ai takon për një moment shoqëruesit e tij. Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinë.

Pas kësaj, asgjë nuk u dëgjua më nga Lato.

Shoferi i makinës sportive MG ka deklaruar se e ka lënë Laton në afërsi të ‘Abcoude’.

Burri thotë se nuk e mban mend saktësisht se ku e kishte lënë. Policia u kërkoi njerëzve që panë ose folën me Laton të jepnin informacione.

Të njohurit e Latos, thanë se vdekja e tij nuk kishte asnjë lidhje me punët e tij politike. Lato ishte një mashtrues i pamëshirshëm. Viktima të ndryshme dhe ish-punonjës kishin njoftuar gazetën. Gjithashtu nuk dihet nëse vdekja e tij ka lidhje me këtë.

/S.H /NOA.al