Transmetuar më 04-11-2020, 22:56

Një djalë i cili shkaktoi 1 milionë euro dëm duke shkatërruar makina luksoze pasi po ecte me shpejtësi rrugëve të Londrës, mund të dënohet me burg. 25-vjeçari Ahmed Al-Husseini, po ecte me 100 km/h në rrugët e ngushta të qendrës së Londrës, në momentin kur u përplas me makinat e parkuara.

Ato ishin të treja makina super luksoze si McLaren, Bentley e Porsche Cayenne. Por edhe një Audi Q7 u dëmtua nga përplasja e këtyre tre makinave, që çoi në një aksident zinxhir.

Më poshtë pamjet: