Transmetuar më 04-11-2020, 20:31

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi.

Një 40 vjeçar nga Dibra është gjetur i varur në Iraklio, Kretë. I ndjeri u gjet i varur pranë KTEL, Terminali i autobusëve ndërurbanë, raporton noa.al.

Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë Komuniteti Shqiptar i Hania, duke bërë të ditur identitetin e shqiptarit, Altin Merdini.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa Komuniteti Shqiptar Hania dhe ambasadorja Luela Hajdaraga kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit që kërkojnë nga organet kompetente të Iraklios që të zbardhin ngjarjen.

Ndërkohë është bërë e mundur nisja e trupit të të ndjerit për në Shqipëri.

Njoftimi 𝐓𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐑𝐔𝐀𝐑 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐀𝐓𝐃𝐇𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄: Ndodhemi në pozicionin e vështirë për tju lajmëruar se bashkatdhetari jonë 𝐀𝐋𝐓𝐈𝐍 𝐌𝐄𝐑𝐃𝐈𝐍𝐈 nga Dibra, 40 vjeç dhe banues në 𝐈𝐑𝐀𝐊𝐋𝐈𝐎 (𝐊𝐑𝐄𝐓𝐄) është gjendur i varur pranë K.T.E.L Iraklio para disa ditësh. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐇𝐚𝐧𝐢𝐚 në bashkpunim me Kryetarin e gjithë Emigrantëve në Kretë z/ 𝐒𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐳𝐞𝐧 𝐊𝐫𝐞𝐜𝐢, mbas njoftimit që morëm nga strukturat e larta të pushtetit lokal Iraklio, rreth orëve të para të mbrëmjes së djeshme, u angazhuam duke vënë në dijeni dhe Ambasadoren tonë të nderuar znj/ 𝐋𝐮𝐞𝐥𝐚 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐚𝐠𝐚 e cila mbas një angazhimi maksimal rreth kësaj ngjarje të rëndë për familjen dhe familjarët e të ndjerit u tregua e gatshme, dhe personalisht ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me ne, por njëkohësisht është tepër e interesur për zbardhjen e ngjarjes nga organet kompetente të Iraklios. Organozata jonë dhe z/ Kreci bëmë të mundur nisjen e trupit të tij për në Shqipëri. Ju bëjmë thirrje të gjitha "Shoqatave Shqiptare" të papërgjegjshme në Kretë, të jenë më pranë bashkatdhetarëve tanë dhe të merren seriozisht me problematikat e Komunitetit tonë në Kretë. I qoftë dheu i lehtë Altinit. Ngushëllime familjes.