Arrestohet ish-kryeparlamentari i Kosovës, niset për në Hagë
Transmetuar më 04-11-2020, 17:22

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht ish kryetar i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar.

Pas nëntë orësh bastisjeje të banesës së tij nga Gjykata Speciale, aKrasniqi është prangosur sot dhe është nisur për në Hagë.

Kjo u konfirmuar edhe nga avokati i Krasniqit, Valon Hasani, i cili shtoi se Krasniqi është nisur për në Hagë, ku shumë shpejt do të dalë përpara gjykatës. “ Sapo përfundoi bastisja, u krye ndalimi.

Aksioni nisi që në orën në 05:30, e vazhdoi edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc të Drenasit.

Lëvizje të tilla janë konsideruar si të panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur se po o ndjek nga afër këto zhvillim dhe tha se tha se “prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”.

/S.H /NOA.al