Transmetuar më 04-11-2020, 16:35

Raportohen të dhëna alarmante në Kosovë në 24 orët e fundit.

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive janë testuara me metodën RT-PCR, ku gjithsej janë marrë 1.626 mostra dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren rezultun 546 raste pozitive.

Instituti po ashtu njoftoi se janë shëruar 107 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.002 aktualisht.

Komuna e Prishtinës është ajo e cila ka më shumë të infektuar ku sot janë regjistruar 286 raste.

Deri në këto momente, numri total i rasteve pozitive me Covid- 19 është 21.545 dhe janë shënuar gjithsej 714 raste të vdekjes.

/S.H /NOA.al