Transmetuar më 03-11-2020, 20:31

Sopranoja Ermonela Jaho flet me gjuhën e artit dhe konsiderohet një ambasadore e kombit shqiptar në botë.

Pas interpretimit të fundit në Athinë, ajo ka ka bërë edhe më shumë krenarë tërë komunitetin shqiptar që jeton në Greqi. Ermonela është mirëpritur dhe është vlerësuar maksimalisht nga artdashësit grekë.

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, pas mbylljes se shfaqjeve që dha për disa ditë me radhë e ka takuar Ermonelën, duke i shprehur mirënjohje, por pa e fshehur edhe ajo entuziazmin.

Luela tha se prania e Ermonelës, që e përmend kudo shkon me plot krenari vendin e saj, ka entuziazmuar në fakt tërë komunitetin shqiptar atje.

Luela ka publikuar disa foto me sopronanon si dhe ka ndarë mesazhin e “Albania in Greece” në rrjetet sociale.

“Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho e cilësuar nga Gazeta ndërkombëtare “The Economist” si sopranoja më e vlerësuar në botë, për disa ditë me radhë, më 14, 16, 20, dhe 25 tetor 2020, ka interpretuar në skenën e re të Operas dhe Baletit grek të Qendrës Kulturore të Fondacionit “Stavros Niarchos”, rolin e saj më të madh si “Madame Butterfly” e Giacomo Puccinit”.

“Sopranoja Jaho ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen tepër të ngrohtë e të denjë, në vizitën e saj të parë në Athinë, të shumëpritur, duke përcjellë mesazhin se arti bashkon njerëzit”.

“Jaho me interpretimin e saj, i dhuroi komunitetit shqiptar në Greqi, një kënaqësi dhe krenari të veçantë”, – shkruhet në mesazhin që ka bërë publik Luela Hajdaraga.

/NOA.al