Sot shifra rekord të infektuarish në vendin tonë, Rama shfaqet me Lindën: Mbani maskën (Foto)
Transmetuar më 03-11-2020, 17:17

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar sërish qytetarët për të mbajtur maskën dhe për të ruajtur shëndetin nga COVID-19.

Në postimin e fundit në Instagram, Rama ka hedhur foto edhe me bashkëshorten Linda Rama, teksa ka shpalosur edhe koleksionin e maskave që përdor gjatë takimeve të përditshme.

Rama është shprehur më herët se maskat i bën vetë, përmes punimeve artizanale, pra nuk i blen, duke i kombinuar me detaje që atij i pëlqejnë, siç është trëndafili i kuq apo ylli dhe shkronjat PS.

Aika këshilluar edhe qytetarët, që ankohen për shpenzimet mbi maskat, që t’i bënë ato vetë.

Reagimi i Ramës vjen sot, pasi shifrat e të infektuarve kanë shkuar në 381, si asnjë ditë tjetër.

Kryeministri Edi Rama fotot në Instagram i ka shoqëruar me mesazhin:

#MbajeMaskën

#RuajShëndetin

#ShpëtoJetë