Transmetuar më 03-11-2020, 15:05

Një grua në Britaninë e Madhe i ka dhënë fund jetës në ditën e lindjes së vajzës së saj.

Ajo është Louise Giles, 41 vjeç, pak ditë më parë kishte bërë vizitë dhe mjeku i tha se vuante nga depresioni.

Këtë fakt ajo e mbajti të fshehtë. Bashkëshorti i saj ka thënë se “ne nuk dinim për çrregullimin, nuk dinim asgjë për të që ajo do të vizitonte mjekun e përgjithshëm. Të gjithë fqinjët, miqtë dhe anëtarët e familjes menduan se ajo ishte normale”.

“Ne shkuam në patinazh në akull të dielën para vdekjes së saj, unë nuk pashë fare ndryshim tek ajo.

Unë kam qenë me të gjatë gjithë kohës, e vetmja kohë kur kam munguar ishte kur isha në punë. Kemi kaluar çdo mbrëmje së bashku dhe fundjavat” shtoi ai. /k.k/noa.al/