Transmetuar më 03-11-2020, 09:36

Frika për një përkeqësim të situatës për shkak të përhapjes së koronavirusit në masë, ka detyruar autoritetet shëndetësore greke të vendosin "lockdown" për Selanikun dhe Serën.

Nga mbrëmja e sotme, do të futen në një bllokim total të dyja qytetet dhe për të paktën 14 ditë. Bllokimi do të jetë i rreptë, sikurse dhe ai në mars, ky qytetarët duhet të dërgojnë një mesazh, që të mund të dalin nga shtëpia.

Ndalohet lëvizja me tren nga një qytet në tjetrin, përjashtuar ata që janë probleme shëndetësore ose punë si dhe nuk lejohen as fluturimet në aeroporte.

Gjatë natës, nga ora 21:00-05:00, ndalohet qarkullimi, përjashtuar vetëm ata persona që kanë emergjencë shëndetësore, ose arsye pune.

Shitja me shumicë, industritë, hotelet, shkollat fillore, mbeten të hapura, ndërsa në shkollat e mesme, mësimi zhvillohet online.

Ditën e djeshme vetëm në Selanik u raportuan 449 raste pozitive. Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron mbi 42 mijë të infektuar dhe 644 viktima. /NOA/