Transmetuar më 02-11-2020, 23:24

Shtatë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Vjenë, ndërsa policia ka konfirmuar për të shtëna pranë një sinagoge.

Gjithçka ndodhi afër sheshit Schwedenplatz në qendër të Vjenës, raporton noa.al duke ndjekur zhvillimet në kohë reale përmes raportimeve nga Austria.

Sipas “Die Presse”, ishin 3 agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi shpërtheu një brez me eksplozivë.

Në një video shihet se një nga sulmuesit shfaqet veshur me të bardha dhe i armatosur.

Video-ja tregon momentin kur një person ekzekutohet me armë zjarri nga një prej sulmuesve.

Pamjet janë të rënda: