Transmetuar më 02-11-2020, 22:06



Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një i ri, me motorçikletë.
I ndjeri është identifikuar si Emir Hasanaj nga komuna e Prishtinës.
“Autostrada Arbën Xhaferi km-38 (NN) 31.10.2020 – 13:15. Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një motoçiklist. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull Kos. ka ndërruar jetë”, thuhej në raportin e policisë.