Transmetuar më 02-11-2020, 15:46

Nisur nga situata e rënduar epidemiologjike, Selaniku dhe Serres-i në Greqi do të mbyllen duke nisur nga nesër.

Dalja nga shtëpia do të lejohet vetëm me anë të një autorizimi me SMS dhe kryesisht vetëm për arsye sigurie.

Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Të dy zonat futen në “zonën gri”, veçmas nga zonat e mbikëqyrjes dhe alarmit.

Në dy njësitë rajonale, përveç hotelierisë dhe shitjes me pakicë, vetëm shkollat dhe marketet, pikat e karburantit dhe farmacitë do të jenë të hapura.

Ndërsa nuk do të ketë fluturime të brendshme apo ndërkombëtare në aeroportin “Macedonia”.

Masat hyjnë nesër në fuqi dhe do të vazhdojë për 14 ditë.

Shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të hapura, me masat e mbrojtjes në fuqi që nga fillimi i vitit shkollor.

Vendi është ndarë tashmë në tre zona: Zona e mbikëqyrjes, e cila përfshin të gjitha prefekturat që janë ende në “jeshile” dhe “të verdhë”, zona me rrezik të rritur, e cila përfshin zonat e vendosura në “” të kuqe ” dhe “portokalli”, dmth e gjithë Greqia Veriore dhe Atika, dhe zonat”gri”, ku vendoset karantina lokale.

Gjithashtu është shënuar se nga nesër në mëngjes , Magnezia kalon nga zona e mbikëqyrjes, në zonën me rrezik të rritur, pra në “të kuqen”.

/S.H /NOA.al