Transmetuar më 02-11-2020, 15:23

E sotmja shënoi një bilanc të rënduar të prekurish dhe viktimash si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 486 raste të reja nga 1 mijë e 374 testime në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve.

Ndërkohë në spitale kanë humbur jetën 9 pacientë.

30 të tjerë e kanë mposhtur virusin, duke e çuar në 4 mijë e 317 numrin e të shëruarve.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,655 të prekur nga sëmundja Covid-19.

Prej tyre 697 pacientë kanë humbur jetën. /k.k/noa.al/