Transmetuar më 02-11-2020, 00:10

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 23 ditësh, duke rrezikuar më shumë se kurrë jetën e tyre.

Për më tepër, atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.

Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 19-të të grevës së tyre të urisë për pagat e pamarra prej disa muajsh.

Të ngujuarit burra e gra shprehen se nuk do largohen deri sa të marrin zgjidhje, ndonëse gjendja shëndetësore është tepër e rënduar.

Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë.

Po ashtu ata kërkojnë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës.

Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.