Transmetuar më 01-11-2020, 21:59

Një ngjarje horror ka ndodhur në Spanjë ku një person i ka prerë kokën komshiut.

Për kalimtarët dukej një shaka jo e këndshme për Halloween.

Protagonisti më pas ka hedhur thesin në një kosh mbeturinash.

Disa orë më pas është zbuluar e vërteta: brenda ishte koka e prerë e komshiut.

Skena horror – siç raportojnë mediat lokale – ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15:00 në Huelva, në Spanjë, afër kufirit me Portugalinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar shtëpinë e vrasësit dhe rreth orës 21:00 ka arritur të arrestojë burrin.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar për policinë që “burri ka lëshuar një qese mbeturinash dhe ia ka mbathur.

I dyshuari ulëriste: ‘Kam një kokë, kam një kokë, kam një kokë’”.

Dy komshinj e kishin parë duke menduar se ishte një shaka për Halloween. Pak më pas kanë zbuluar të vërtetën./noa.al/