Transmetuar më 01-11-2020, 19:04

Rregullatori Europian për Mjetet Motorike ka dhënë leje që të dalë në përdorim makina fluturuese me tre rrota.

E prodhuar në Holandë, makina e quajtur “PAL-V Liberty” tashmë ka rrugën e hapur për të pushtuar gjithë Europën.

Por ka një çmim të kripur prej 300 mijë dollarësh.

Sipas The Times deri tani janë marrë 80 porosi për këtë makinë fluturuese e cila pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Prototipi i parë i saj u ngrit në fluturim në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin në seri në Indi. /k.k/noa.al/