Transmetuar më 01-11-2020, 18:50

Franca nuk gjen qetësi.

Përplasje me armë janë raportuar në qytetin Montpelier gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve paraprake dyshohet për përplasje me armë mes bandave.

Por është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka të lënduar.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dallohen më shumë se 3 persona të armatosur që shkëmbejnë zjarr me njëri-tjetrin në Assas të Montpelierit.

Në një video të dytë, një prej personave që duket i plagosur ndërsa flet në gjuhën arabe.