Transmetuar më 31-10-2020, 18:51

E pikëlluar, ish-banorja e njohur e “Big Brother Albania”, Gerta Shino, ka ndarë një lajm të hidhur për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka njoftuar se gjyshja që e ka rritur, ka ndërruar jetë, ndërsa në stutusin pasues lë të kuptohet se Covid-19 ishte arsyeja e vdekjes së saj.

Gerta u bën thirrje ndjekësve të saj të mos e marrin me shaka këtë virus, i cili po merr jetë të shumta njerëzish dhe është më keq nga ç’mendojmë.

“Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prapë!”- shkruan Gerta.

“Njerëz, kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”- u shpreh ajo, teksa ndau edhe lajmin e trishtë me ndjekësit e saj në Instagram.

/NOA.al