Transmetuar më 31-10-2020, 16:22

Një nënë e katër fëmijëve që mbeti nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, shpëtoi e gjallë së bashku me tre fëmijët e saj. Ekipet vazhdojnë kërkimet për fëmijën tjetër.

Pasditen e së premtes tërmeti tronditi vendin, kryesisht Izmirin, ku deri tani raportohen për të paktën 27 të vdekur.

Rreth 18 orë pas tërmetit, nëna me tre fëmijët e saj u larguan me ndihmën e ekipeve.

Ata dolën nga rrënojat, u mbështollën me batanije dhe u dërguan në një ambulancë për trajtim.

Gruaja Seher Perinçek dhe katër fëmijët, kishin mbetur brenda rrënojave pas lëkundjeve nga tërmeti i djeshëm. Të paktën 20 ndërtesa u shkatërruan në qytetin e Izmirit. Me qindra raportohen të plagosur, ndërsa kërkimet për të mbijetuar apo të humbur nuk kanë përfunduar ende.