Transmetuar më 31-10-2020, 15:17

Pak kohë më parë, Rudina Dembacaj, e sapo divorcuar, i tha “PO” propozimit për martesë të ish-deputetit, Mark Frroku.

Moderatorja gjithnjë ka qenë e hapur për jetën e saj private.

Së fundmi, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku foli për marrëdhënien me partnerin dhe për planet e së ardhmes.

“Do bësh një fëmijë tjetër”,- ishte një ndër pyetjet që i bënë ndjekësit aktores.

“Poooo, por pak më vonë! Aman se Marku s’ka muhabet tjetër. Unë do bëj dhe nja dy projekte”,-  tha Rudina.

Ndërkohë, një tjetër i shkroi: “Shkoni shumë me Markun”.

Dhe përgjigja e moderatores ishte: “M’don prandaj”.

Rudina ka një vajzë, Viktoria, me ish-bashkëshortin, Aleks, ndërsa Marku është baba i tre fëmijëve. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë një vit më parë. Ish-deputeti dhe aktorja lidhin në martesë njohjen mes tyre pak kohë më parë.

/NOA.al