Transmetuar më 31-10-2020, 13:15

Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta, presidenti i vendit dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i saj.

Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt. “E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës. Ilir Meta e ka mbajtur në këmbë gjithnjë Edi Ramën".

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI. Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”. /NOA/