Transmetuar më 31-10-2020, 12:25

Pas Ryan Reynolds dhe Romain Dauriac, radhën e ka Colin Jost. Scarlett Johansson thotë "po" për herë të tretë.

Një martesë surprizë, që e festoi me një ceremoni shumë intime në Neë York. Njoftimin për dasmën e dha "Meals on Wheels America", në Instagram, shoqata e mbështetur nga çifti dhe që ofron vakte falas për njerëzit në nevojë. Aktorja dhe aktori i humorit "Saturday Night Live" janë së bashku që nga viti 2017. /NOA/