Transmetuar më 31-10-2020, 09:25

Virusi e ka bërë atë shumë të dobët edhe për të kryer një gjest të përditshëm dhe të parëndësishëm si rruajtja.

Por i moshuari në foto është me fat që të shtrohet në spital – në Romë – në dhomën ngjitur me atë të një karabinieri.

Ushtari vëren vështirësitë e tij, ngrihet nga shtrati dhe e ndihmon atë të rruhet. Gjesti i bukur u përjetësua dhe u publikua në faqen në Facebook, duke marrë mijëra komente, shpërndarje dhe reagime.

"Ne jemi Karabinierë! Edhe kur shtrohemi në një dhomë spitali, në një pavion Covid 19, ne bëjmë çmos për fqinjin tonë, duke e ndihmuar atë në gjeste të vogla ditore, për të mposhtur virusin me solidaritet", është mesazhi që shoqëron foton, së bashku në hashtagun klasik # ‘Ne mund t’ju ndihmojmë’. /NOA/