Transmetuar më 31-10-2020, 00:04

NGJARJE NË ZHVILLIM: TËRMETI NË TURQI, KONFIRMOHEN 20 VIKTIMA DHE 786 TË LËNDUAR. 2 VIKTIMA EDHE NË ISHULLIN GREK, SAMOS

Tërmeti shtatë ballë të shkallës Rihter do të pasohet nga një seri e gjatë tërmetesh të tjera të fuqishme deri në 6 ballë, paralajmërojnë sizmologët në Greqi, raporton noa.al.

Ata thanë sot se ka disa arsye pse presin një situatë të tillë.

Të tillë tërmete kaq të mëdhenj, sjellin për pasojë pastërmete të fuqishme dhe të vazhdueshme, thotë Aki Tselendi, drejtor I instituti kombëtar të gjeodinamikës në Athinë. Për më tepër tërmeti ishte i cekët, vetëm 10 km thellësi.

"Ky tërmet 7 ballësh kishte një thellësi prej vetëm dhjetë kilometrash dhe kjo më shqetëson sepse do të kemi sigurisht një vijueshmëri pastërmetesh mjaft të dendur", tha Tselendi.

Sizmologu tjetër, Kosta Papazaho, thotë se një tërmet i tillë nuk mund të kalojë kaq lehtë.

"Flasim për një tërmet të fuqisë së shtatë. Një prej më të mëdhenjve që ka goditur rajonin në vite. Por, praktikisht është e pamundur që një tërmet i kategorisë 7 ballë Rihter të mos ketë një vazhdimësi të pasur pastërmetesh. Do të ketë disa tërmete të rëndësishme që mund të arrijnë deri në 6 ballë, tha sizmologu Papazaho.

Sizmologët janë në unison edhe për faktin që vatra e këtij tërmeti ka sjellë edhe më parë goditje të fuqishme.

Tërmetet nuk po mbarojnë

Pas tërmetit 7 ballë siç shihni të dhënat më poshtë nuk po reshtin pastërmetet e fuqive të ndryshme.

Sonte shumë qytetarë kanë vendosur të largohen nga qyteti pasi ekziston frika për pasgoditje të mëdha. Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale. Soylu u ka kërkuar qytetarëve të Izmirit që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët. Një situatë e ngjashme me atë që vuajti vendi ynë pas 26 nëntorit me tërmetin 6.5 ballë.