Transmetuar më 30-10-2020, 21:14

Shtohen numri i të infekturave brenda kampit qeverisës.

Izolohet ish-ministri dhe deputeti socialist, Anastas Angjeli.

Deputetit Anastas Angjeli i është komunikuar sot lajmi, se edhe ai është infektuar me koronavirus.

Angjeli prej ditësh ka qenë në gjendje jo të mirë dhe me simptoma të lehta.

Ai sot i është kthyer përgjigja e tamponit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti, njëkohësisht sekretar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është vetëkarantinuar në banesë.

Një ditë më parë pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Po ashtu e izoluar prej Covid-19 është aktualisht edhe deputetja Blerina Gjylameti.

/NOA.al