Transmetuar më 30-10-2020, 20:37

Analisti Kim Mehmeti komentoi në edicionin e mbrëmjes situatën aktuale politike në vend.

Duke iu referuar politikës së ndjekur nga kryeministri Edi Rama, ai tha se “piktori arriti të shkatërrojë të majtën dhe PS-në.

I ftuar në SYRI TV, Mehmeti foli edhe për krijimin e disa partive nga e djathta në prag të zgjedhjeve.

“Ato janë parti të djathta që dëmtojnë të djathtën dhe ndihmojnë të majtën”.

“Gjatë këtyre tre dekadave, Shqipëria ka prodhuar shumë ligësi politike. Shqipëria do ta vuajë shumë këtë periudhë, kur i duhet të bëhet pastrimi i plehut dhe ligësisë politike.

Ai tha se “nuk është prodhuar më shumë pleh e ligësi politike se sa gjatë këtyre dy mandateve të Ramës”.

“Mbi grumbujt e plehrave nuk lindin lule, por vetëm ferra”.

“Çfarë i bën ato parti të ndihmojnë falas Piktorin? Çfarë ligësie duhet të kenë këta njerëz që po e bëjnë këtë gjë”, – tha Kim Mehmeti.

“Më 25 prill shqiptarët duhet të tregojnë sa e duan Shqipërinë,” – shtoi më tej Mehmeti.

I pyetur për emrin e Jozefina Topallit, ai tha se “një pjesë e politikanëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria u ka borxh dhe jo ata i kanë borxh Shqipërisë”.

“Ata i dhanë Shqipërisë grindje dhe jetojnë shumë mirë”, u shpreh ai.

/NOA.al