Transmetuar më 30-10-2020, 19:47

Loredana dhe Mozzik janë kthyer sërish në kryefjalën e mediave për shkak të një ribashkimi të mundshëm dhe të gjitha faktet e provojnë diçka të tillë.

Mirëpo, ende nuk kemi asnjë fjalë nga çifti lidhur me rikthimin e tyre dhe duket se kurioziteti do të vazhdojë të na gërryejë përbrenda, ndërkohë që shohim me kuriozitet të madh lëvizjet e tyre.

Reperja ka shpeshtuar vizitat në vendlindjen e saj dhe sot është rikthyer sërish në Kosovë, për arsye që nuk i dimë.

Mirëpo, të gjithë i kemi sytë tek ajo dhe Mozzik ndërsa fansat besojnë se Loredana është kthyer për të kaluar kohë me partnerin e saj.

Mediat kosovare, më konkretisht, telegrafi, ka arritur të sigurojë një tjetër fotografi të çiftit, të realizuar gjatë ditës së sotme (e premte), ku janë parë së bashku në hotelin me emër.

Ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku Mozzik ndodhet i ulur kurse Loredana po i thotë diçka. /S.H/NOA.al