Transmetuar më 30-10-2020, 16:51
Foto ilustruese

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një dyqan në qytetin e Roskovecit.

Mësohet se dy persona të maskuar dhe me armë ka arritur që të marrin çantën me sendet personale të pronares, si edhe disa bizhuteri.

Ka qenë vetë pronarja e biznesit që ka lajmëruar policinë për rastin.

Sipas policisë, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar.

Ndërkohë është rrethuar zona dhe po kërkohen dy grabitësit, si dhe janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë. /k.k/noa.al/