Transmetuar më 30-10-2020, 16:42

Greqia dhe Turqia kanë lënë pas konfliktin mes tyre në Mesdhe pas goditjeve shkatërrimtare të tërmetit të sotëm.

Përmes një telefonate, Kryeministri grek ka ngushëlluar Presidentin e Turqisë për jetët e humbura.

Ai ka ofruar ndihmën e autoriteteve të vendit të tij për të asistuar me trupat turke në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke. /k.k/noa.al/