Transmetuar më 30-10-2020, 15:45

Një numër rekord të infektuarish me koronavirus është regjistruar ditën e sotme në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar plot 418 raste të reja pozitive, ndërkohë që 4 pacient  të intubuar kanë humbur jetën.

Sipas autoriteteve përgjegjëse 67 persona janë shëruar, ndërkohë që janë marrë 1608 testime. Numri total i rasteve pozitive është 19.328 që prej fillimit të pandemisë dhe 678 të vdekur. /NOA/