Transmetuar më 30-10-2020, 15:00

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe ishullin grek Samos, duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë që Shqipëria t’i gjendet pranë vendeve mike me të gjitha kapacitetet e mundshme të saj.

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.” shkruan Meta.