Transmetuar më 30-10-2020, 14:48

Një tërmet me madhësi 7 ballë goditi Detin Egje mesditën e sotme. Tërmeti u ndje në disa provinca turke, përfshirë Stambollin, në disa ishuj grekë dhe gjithashtu në qytetin e Athinës. Disa ndërtesa u shembën në Izmir, Turqi. Autoritetet raportojnë një numër të panjohur të njerëzve nën rrënoja. U raportua gjithashtu një mini-cunami me valë rreth një metër larg provincës bregdetare turke të Izmirit.

Tërmeti, i regjistruar në detin në veri të Samos, shembi pjesën e përparme e kishës së Panagia Theotokou në Karlovassi, një nga vendpushimet turistike në ishullin grek. Në Vathi, një tjetër qendër ishulli, shtëpitë e pabanuara u shembën. Banorët e ishullit janë derdhur në rrugë në panik, por për momentin nuk raportohet për të vdekur ose të plagosur.

Mbrojtja Civile Turke (Afad) ka ftuar banorët e Smyrna të mos kthehen në ndërtesat që duken të dëmtuara dhe nga të cilat ata u larguan pas tërmetit të fortë. Popullsia kishte dalë në rrugë masivisht.

"Ne jemi përkrah qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. Ne kemi filluar aktivitetet e nevojshme në Rajon me të gjitha institucionet dhe ministritë e interesuara", njoftoi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. /NOA/