Transmetuar më 30-10-2020, 13:54

Tërmeti i fuqishëm që ka goditur brigjet e Egjeut në Turq  ka qenë i magnitudës 7 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.

Deri tani nuk dihet sa është numri i viktimave, por imazhet e publikuara në Izmir tregojnë shumë ndërtesa të shembura. Autoritetet dyshojnë për 29 viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5. Në vitin 1999 në Izmir rreth 17 mijë persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm. /NOA/