Transmetuar më 30-10-2020, 11:37

Një tjetër video ironiezuese ka publikuar kryeministri Rama, duke vënë në lojë edhe  kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Teksa fliste për Durrësin gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ditën e djeshme, kryedemokrati publikoi një deklaratë të mjekut Zija Hysa, ku denoncohej mungesa e tamponeve.

Kryeministri thotë se Hysa nuk është mjek dhe ka qenë nxënës i dobët. Ai ka publikuar edhe deftesën e tij, duke thënë se vetëm në marksizëm-leninizëm ka shkëlqyer, duke marrë notën 7.

Kush është Zija Hysa, sipas Ramës? "Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese.", thuhet në video.

"Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!", shkruan kryeministri. /NOA/