Transmetuar më 29-10-2020, 22:48

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit ka treguar se si e thërret me përkëdheli djalin e tij të vogël Efehanin. Ai ka publikuar një fotografi përkrah të birit Efehan, ndersa në mbishkrim e thërret me nofkën "tigri", në gjuhën shqipe.

Kjo pasi Tolga prej vitesh është martuar me aktoren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Almeda Abazi, e cila i ka mësuar disa fjalë në shqip.

“Sapo hëngra ushqim, tani po e shikoj babain, po thotë këlyshi  tigrit”, ka shkruar ai.