Transmetuar më 29-10-2020, 21:44

Partia Demokratike publikoi sonte një video ku sugjeron se qeveria po dështon me menaxhimin e pandemisë duke arritur deri aty sa do të zgjedhin se kush do marrë shërbim për COVID-19.

Grida Duma nga PD tha: Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!

Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.

Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.

Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!

Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.

Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre! Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet", përfundoi zonja Duma.

VIDEO